Eko Higjiena

Arrestohen 5 njerëzit e Shqiprim Arifit për korrupsion e keqpërdorim të parave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Policia serbe ka arrestuar tetë persona në Komunën e Preshevës nën dyshimin se kanë keqpërdorur paranë publike.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, i cili ka theksuar se pesë nga tetë të arrestuarit janë bashkëpunëtorë të kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit.

“Janë tetë të arrestuar – njëri është mu në kabinetin e kryetarit dhe është nënkryetar i partisë së tij. Dy janë prej administratës komunale. Një tjetër është shef i buxhetit dhe financave”.

“Ata akuzohen për korrupsion në një projekt që ka të bëjë me park fëmijësh, për të cilin Qeveria Haradinaj i ka dhuruar 100 mijë euro”.

FIDANISHTJA

Mustafa shton se tre të arrestuarit tjerë janë serbë dhe se të njëjtit janë arrestuar për keqpërdorim të parave në të njëjtin projekt.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në rastet kur jepen para për Luginën e Preshevës, ato të kontrollohen në mënyrë që mos të keqpërdoren.

“Kur të jepen para për Luginë ato edhe të kontrollohen dhe jo t’u lihen në duar matrapazëve që t’i vjedhin ato dhe keqpërdorin”. /Klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.