Eko Higjiena

Arrestimi në moshën 14 vjeçare, publikimi që pushtoi mediat “9.000 euro për një dasmë” dhe rrëfimi i Remzie Osmanit për vëllanë e ndjerë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Remzie Osmani ishte kryefjala e kësaj mbrëmje në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” të RTV Dukagjinit.

Përpos promovimit të duetit të ri “Ditari” që erdhi në bashkëpunim me Nexhatin, Remzie Osmani tregoi shumë të pathëna për jetën e saj.

Në intervistë përballë Artan Telakut, këngëtarja tregoi se për shkak të këngëve patriotike në moshën 14 vjeçare ishte arrestuar nga regjimi i asaj kohe, por që gjithmonë kishte paguar gjoba që të mos burgosej.

KKVITI

Osmani sqaroi edhe deklaratën e pavërtetë se kërkon 9.000 euro për të kënduar në një dasmë.

Teksa, u emocionua kur kujtoi vëllanë e saj që ka ndërruar jetë shumë vite më parë e të cilit i kishte dedikuar dhe këngë.

Rrëfimi i Remzie Osmanit vazhdon edhe për familjen e saj, sukseset në karrierë e paragjykimet.