Uji Dea

Arrestimi i “peshqve të mëdhënj”, sinjal pozitiv për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arrestimet e personave me ndikin në politikën kosovare, të cilat janë të përfshirë në krim, nga ana e njohësve të integrimeve evropiane shihet si ogur i mirë për liberalizimin e vizave.

Njohësi i integrimeve evropiane, Artan Murati, ka theksuar për Telegrafin se operacionet për arrestimin e zyrtarëve të lartë publikë, “peshqve te mëdhenj”, janë të mirëseardhura, nëse ka bazë për veprime të tilla.

Sipas tij, Komisioni Evropian e BE-ja në përgjithësi tash e sa kohë kërkojnë nga institucionet e Kosovës ta luftojnë seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke shtuar se aksionin e sotëm e konsideron pozitiv në parim.

“Kjo nuk do ta arrijë efektin e dëshiruar për të pasur impakt në liberalizimin e vizave, nëse mbetet vetëm një aksion, ku policia dështon t’i arrestojë të dyshuarit, e nëse Gjykata kompetente nuk nxjerr një aktgjykim meritor”, ka theksuar Murati.

Fundamenti

Ai ka thënë se procesi për liberalizimin e vizave për Kosovën ka filluar të konkretizohet qe nga viti 2010, duke shtuar se “BE-ja ka parashtruar më tepër kushte për tu përmbushur nga Kosova, sesa për vendet tjera te Rajonit”.

“Për më tepër, BE-ja po luan edhe një lojë të dyfishtë karshi Kosovës, pasiqë shumë vende të tjera po marrin prioritet për liberalizim në momentin kur po luhet ‘karta e Rusisë’. Ndonëse Kosova ende nuk ka treguar seriozitet në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, mendoj që kushtet tjera teknike janë përmbushur dhe besoj që Komisioni Evropian, nuk do të vonojë shumë me rekomandimin për liberalizim. Edhe nëse ndodhë kjo, nuk pres të ketë liberalizim të vizave para dhjetorit të këtij viti”, ka shtuar Murati.

Ndryshe, sot në orët e mëngjesit janë kryer një sërë arrestimesh në disa lokacione të Kosovës, e që njëri ndër të kërkuarit është ish – deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.