Hidromorava

Arrestimi i dy serbëve për sulme ndaj policisë, Sveçla: Lufta jonë kundër krimit s’ka alternativë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmet që cenojnë sigurinë e vendit, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të papranueshme.

Sipas tij, duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë.

Ai tutje, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe sot ka arrestuar një tjetër qytetar të etnisë serbe, i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policorë.

UBT

“Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë”.

“Me përkushtimin e të gjitha institucioneve, gatishmërinë e zyrtarëve policor dhe bashkëpunimin qytetar, do ia dalim mbanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook. /Telegrafi/