United Hospital

Arrestimet nuk e zhbllokojnë Kuvendin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Paraburgimi i shefes së Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, dhe kërkimi për arrestim i tre deputetëve të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, nuk do ta zmbrapsë opozitën nga bllokimi i punës së Kuvendit përderisa nuk anulohet Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin.

Madje, opozitarët thonë se koalicioni qeverisë ose duhet t’i arrestojë të gjithë opozitarët, ose t’i anulojë marrëveshjet pasi, sipas tyre, në asnjë formë ata nuk do të lejojnë që të ketë normalitet në vend.

Sipas përfaqësuesve të bllokut opozitar, koalicioni qeverisës nuk duhet të thërrasë seanca të reja pa ndonjë marrëveshje politike.

UBT

Kurse analistët thonë se Qeveria duhet të angazhohet për gjetjen e zgjidhjes e sipas tyre nëse as Qeveria nuk angazhohet për gjetjen e zgjidhjes, në atë rast duhet të reagojë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë se përmes arrestimit të deputetëve pushteti po mundohet t’ia pamundësojë opozitës kundërshtimin e Marrëveshjes për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.