UBT

Arrestimet në MINT, Haradinaj: Kurti i sëmurë për pushtet, shkarkimi i tij zgjidhja e vetme

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se degradimi i qeverisë ka arritur në përmasa enorme, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

Reagimi i Haradinajt vjen pasi dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe një biznesmen janë arrestuar sot nën dyshime për dallavere me rezervat shtetërore.

“Përderisa kaq shumë zyrtarë qeveritar dhe persona të afërt me qeverinë e partinë në pushtet, janë të përfshirë në skandale nga më të ndryshmet, të padëgjuara më parë në Kosovë, atëherë akuzat drejtohen vetëm në një adresë”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Kreu i AAK-së ka thënë se “koka dhe udhëheqësi i tyre, është pikërisht ai që i ka angazhuar dhe i ka veshur me pushtet e përgjegjësi, kryeministri i vendit dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti”.

“Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një njeri të sëmurë për pushtet, të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, e që nuk dorëhiqet, obligohet mobilizimi i të gjithë atyre që e dojnë Atdheun dhe që përfaqësojnë interesat e vendit dhe qytetarëve, pa dallime partiake”, thotë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se “thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e qeverisë përmes mocionit të mosbesimit, është zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin dhe për t’i hapur rrugë qeverisë së unitetit kombëtar dhe zgjedhjeve të reja”.

Uji Dea

Arrestimet e zyrtarëve, MINT: Mirëpresim çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore, presim që të mos cenohet siguria shtetërore
Lexo po ashtu
Arrestimet e zyrtarëve, MINT: Mirëpresim çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore, presim që të mos cenohet siguria shtetërore
Ndryshe, sot janë arrestuar tre persona, nën dyshimet se kanë bërë keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) konfirmoi se dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të saj.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Speciale – e cila e ka dhënë urdhrin për arrestime – tha se të arrestuarit janë personat me inicialet, R.M. H.G dhe I.L.

Të arrestuarve u është caktuar masa e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/