ARKATANA

Arrestime të shumta të personave të dënuar për vepra të ndryshme kriminale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës ka realizuar Plani Operativ “Realizimi i Urdhëresave me burg efektiv“ i cili ka filluar me datën 17 shtator 2018 dhe ka përfunduar me 12 tetor 2018. Qëllimi dhe implementimi i këtij plani i udhëhequr nga policë të Stacionit Policorë në Gjilan, ka qenë që të realizohen dhe ekzekutohen një numër i madh i Urdhëresave me burg efektiv tha Ismet Hashani.

Gjatë realizimit të këtij plan Operativ është arritur të kapen disa persona të cilët kanë qenë të dënuar me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat kompetente në nivel komunal por edhe më gjerë në nivel vendi, persona të cilët nuk iu kanë përmbajtur urdhrit për vuajtje të dënimeve, duke ju shmangur arrestimit në forma të ndryshme.

Ky plan ka mundur të realizohet, nga veprimet mirë të koordinuara operative të oficerëve policor nga stacioni policor i Gjilanit si edhe falë një bashkëpunim të ngushtë edhe me Stacionet tjera Policore në nivel vendi, si dhe ka ndikuar gjithashtu edhe uljen e rasteve , si të vjedhjeve po ashtu edhe të veprave tjera kriminale, gjë që shihet çartë nga raportet ditore.

Mobi Casa

Gjatë realizimit dhe implementimit të këtij planit është arritur që të lokalizohen, arrestohen dhe menjëherë të dërgohen në vuajtje të dënimit rreth 80 persona që kishin dënime të formës së prerë nga gjykatat.

Policia e Kosovës në vazhdimësi do të punoj në mbrojtje të rendit dhe ligjit si dhe krijimit të një ambienti të qetë dhe prosperues për qytetarët e saj ka thënë toger Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.