ARKATANA

Arrestime të shumta në Gjilan, Kamenicë e Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjatë 24 orëve të fundit policia e Kosovës ka arritur të arrestojë disa persona në Gjilan, Kamenicë e Viti disa të dyshuar për lëndim trupor, e disa si persona të kërkuar nga Gjykata.

Në fshatin Koretinë të Kamenicës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Gjilan pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin me 28.05.2015 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, prej të cilëve njëri i mitur, i cili pas intervistimit është liruar, ndërsa tjetri i dyshuar dërgohet në mbajtje.

Kurse persona të kërkua5r nga Gjykata janë arrestuar më rrugën “Prishtinë-Gjilan”. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

Uji Dea

Edhe në fshatin Zhegër të Gjilanit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

Në fshatin Pozhoran të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

Edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në bazë të urdhëresës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.