Arrestime për vjedhje, të shtëna me armë zjarri dhe rrahje

Gjilan – Në Gjilan dhe Viti policia ka arrestuar tre persona për vjedhje të rëndë dhe të shtëna me armë zjarri. Në Gjilan pati arrestime edhe për rrahje.
Në rrugën “Murat Kryeziu” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një çantë me pajisje te ndryshme dhe një aparat i markës “Sony” të cilat janë vjedhur në shtëpinë e viktimës mashkull shqiptar, si dhe një llap- top “Acer” pronë e ankuesit mashkull shqiptar njoftoj policia e Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Kurse në rrugën “Hasan Prishtina” në Viti janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit së bashku me dy të dyshuar meshkuj shqiptar të cilët gjenden në arrati, pas një mosmarrëveshje kanë shkuar në shtëpinë e viktimës mashkull shqiptar dhe në drejtim të shtëpisë kanë shtënë me armë zjarri. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë, ndërsa të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Në Gjilan ndërkaq janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë rrahur me tre të dyshuar meshkuj shqiptar me ç’ rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/