HW

Arrestime për publikimet e testeve të maturës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Publikuesi i testeve të Provimit të Maturës në rrjetin social “Facebook” tashmë ka faqen me më shumë se 5000 pëlqime. Aty nxënësit shërbehen me informacione, u është bërë thirrje nxënësve që detyrat e matematikës t’i dërgojnë aty e madje me këshillën që të mos bien “pre e disave që po postojnë pa lidhje”.

Policia ka vetëm një të dyshuar për këtë veprim, ai është arrestuar dhe më pas është liruar. I gjithë ky skandal ka përfunduar me një të arrestuar anonim dhe me testet e gatshme në duar të nxënësve. Ndërkohë që MASHT-i ka heshtur duke mos u deklaruar fare për këtë skandal. Vetë fakti se testet janë siguruar nga një individ për t’i mundësuar atij shpërndarjen në rrjetet sociale e bën të përfshihet edhe Ministria në skandal.

HW

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se është arrestuar një person lidhur me shpërndarjen e testeve dhe më pas është liruar. “Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e saj konform autorizimeve ligjore dhe për këtë ka hapur rastin ndaj personit të dyshuar, i cili është arrestuar dhe më pastaj me vendim/urdhër të prokurorit kompetent është liruar”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Informim të Policisë për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.