ENVER HOXHAJ

Arrestime për posedim të substancave narkotike dhe rrahje mes tri femrave të mitura

/ 1 minutë lexim
ENVER HOXHAJ

Gjilan – Në rrugën “Vjosa” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në çantën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar 31.22 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 60 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në rrugën “Tirana” në Gjilan raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek përleshja në mes të tri femrave të mitura, ku është përdorur edhe një mjet i mprehtë-thikë. Të lënduarat kanë pranuar tretman mjekësor.

ENVER HOXHAJ

Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarat janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/