Eko Higjiena

Arrestime për keqpërdorime me prona

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës sot në orën 6 të mëngjesit ka nisur një aksion të madh bastisjesh që kanë të bëjnë me keqpërdorime të mëdha në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se deri më tash janë bastisur shtëpia e disa zyrtareve të lartë të AKP-së, por edhe një ish anëtari të bordit të kësaj Agjencia, ku i njëjti pas bastisjeve është arrestuar nga policia.

Po këto burime bëjnë të ditur se deri më ta i bëhet fjalë për arrestimin e 12 personave në mesin e tyre ka zyrtarë dhe ish zyrtarë të AKP-së, zyrtarë të Kadastrit por edhe biznesmen.

Po ashtu, përveç këtij ka të arrestuar të tjerë në lidhje me këtë.

Eco Higjiena

Të njëjtat burime po ashtu bëjnë të ditur se cak i arrestimit ka qenë edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës, por i njëjti për momentin ka arrit të iu shmanget arrestimit.

Bastisje dhe arrestime janë duke ndodhur edhe në Podujevë për momentin. Aktualisht njësiti i krimeve ekonomike është duke bastisur Kadastrin e këtij qyteti.

Aksioni i policisë është duke vazhduar edhe në këto çaste. Gazeta “Zëri” në vazhdimësi do të iu njoftoj për rrjedhat e aksionit./Zeri/