Hidromorava

Arrestime për kanosje, mashtrim e dhunim në Gjilan e Viti

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan është arrestuar një mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën mashkull kosovar i cili dyshohet ta ketë mashtruar atë duke i marrë një shumë parash prej 1350€ dhe nuk i ka kthyer. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Në fshatin Sllatinë e Epërme, të Vitisë viktima mashkull kosovar ka raportuar se ka pranuar disa mesazhe kërcënuese nga e dyshuara femër kosovare. Rasti në procedurë hetimore.

HW

Poashtu në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dhunuar viktimën femër kosovare-e mitur. Viktimës iu është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit. Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor në bazë të së cilave, i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kurse në Gjilan viktima femër kosovare ka raportuar se dy djemtë e saj të dyshuarit meshkuj kosovarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe shkaktuar shqetësime psikologjike. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.