Gjilan – Në Artanë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.
Viktima si pasojë e rastit ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Edhe në Viti ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/