Arrestime për dhunë familjare, kanosje dhe shtatë aktakuza të ngritura në Anamoravë

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorëve kujdestar, kanë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Kanë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se:
Një (1) person ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”./rajonipress/