Fundamenti

Arrestime në Viti, Zhegër, Partesh e Gjilan, prangosen shqiptar e serb

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Komunale në Viti është arrestuar e dyshuara femër shqiptare dhe e njëjta dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit në kohëzgjatje prej 10 ditëve.

Edhe në Gjilan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 23 ditëve.

Në Partesh në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull serb dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej dy ditëve.

RCCOLA

Në rrugën Bulevardi i Pavarësisë në Gjilan në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

Në fshatin Zhegër në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

Në rrugën “Medllin Ollbrajt”, në Gjilan në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit./rajonipress/