Uji Dea

Arrestime në Viti, Gjilan e Artanë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Viti një shqiptar është arrestuar pasiqë i është konfiskuar një pistoletë, ndërsa në Gjilan e Artanë janë arrestuar dy të dyshuar të kërkuar nga Gjykata.

Në Viti është arrestuar një shqiptar për armëmbajtje pa leje në rrugën “28 Nëntori”. Sipas policisë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë “Ekol Special 99” me një karikator të zbrazët. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

FIDANISHTJA

Kurse në rrugën “Idriz Seferi”, në Gjilan në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej gjashtë ditëve.

Edhe në fshatin Tullar, të Novobërdës në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 13 ditëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.