RCCOLA

Arrestime në tri lagje të Gjilanit, policia konfiskon substanca narkotike

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Policia ka arrestuar një person në lagjen “Medlin Ollbrajt”, dy të dyshuar në rrugën “Esat Stavileci”dhe një tjetër në rrugën “Ilmi Kallaba”.

Sipas policisë në rrugën “Medlin Ollbrait” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar: qese plasmani me peshë 161.9 gram, peshore elektrike për matjen e narkotikëve dhe një sasi e substancës narkotike me peshë 161gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RCCOLA

Edhe në rrugën “Esat Stavileci” në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që i janë gjetur dhe sekuestruar 373.1 gram substancë e dyshuar narkotike, po ashtu është sekuestruar një veturë me targa vendore me të cilën e posedonin të dyshuarit. Gjatë operacionit lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë. Dy zyrtarëve policorë dhe njëri nga të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Kurse në rrugën “Ilmi Kallaba” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përreth i janë gjetur dhe sekuestruar 822.6 gram substancë e dyshuar narkotike dhe një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/