Uji Dea

Arrestime në Partesh, Smirë të Vitisë dhe “Dheu i Bardhë”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Dy shqiptarë dhe një serb janë arrestuar nga policia e Kosovës të kërkuar e të dyshuar. Të arrestuarit kërkoheshin me urdhër të Gjykatës.

Në fshatin Partesh në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar një mashkull serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

UBT

Edhe në fshatin Smirë të Vitisë në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

Kurse tek “Dheu i Bardhë” në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në gjykatë në Kamenicë./rajonipress/