UBT

Arrestime në MPB për riatdhesimin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kapakun e një shishe e ka shndërruar në taketuke, ndërsa e ka vendosur mbi një tavolinë plastike përreth së cilës janë dy karrige.

Kjo tavolinë nuk gjendet në ballkon, por në mesin e një dhome ku po ashtu gjendet edhe një shtrat, një stufë elektrike dhe disa dollapë për vendosjen e enëve.

Në korridorin e ndërtesës ku gjendet kjo dhomë është edhe një banjo, e cila në mes të ditës dukej e errët. Në këtë hapësirë që gjendet në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren, jeton Shaban Braha, rreth të dyzetave, i cili është në mesin e qindra personave që e ka statusin e të riatdhesuarit në Kosovë.

Ai ka një vit që është kthyer nga Zvicra, ngase është përzënë nga atje, për shkak se nuk ka pasur dokumentacion për qëndrim të mëtejmë në këtë vend. Në këtë banesë, ai është vendosur tash e disa muaj dhe atë pasi që ka fituar statusin e të riatdhesuarit.

Mobi Casa

Banesën të cilën e shfrytëzon ai është marrë me qira nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht nga zyra e patundshmërisë “Iliricym” nga Prishtina, e cila në prill të vitit të kaluar ka nisur implementimin e kontratës së fituar nga MBP në vlerë prej rreth 600 mijë euro dhe me kohëzgjatje prej dy plus një vit.

Rrymën që e shfrytëzon Shaban Braha, por edhe të riatdhesuarit e tjerë- mbi 200 familje sa janë gjithsej, e ka për obligim që ta paguajë MPB-ja derisa furnizimin me ushqim për të riatdhesuarit e ka kontratën kompania “Ben Af”.

“Ka më shumë se dy muaj që unë nuk kam rrymë në këtë banesë, ndërsa ushqimi nuk më vjen me rregull”, thotë Shaban Braha, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.(Zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.