Arrestime në Gjilan për prishje të rendit e qetësisë publike

Gjilan – Në dy raste të ndara policia ka arrestuar një qytetar në rrugën “Zija Shemsiu”, për shkak se kishte sulmuar viktimën derisa një tjetër është arrestuar pasiqë ka prishur në një kafiteri rendin dhe qetësinë publike.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar viktimën mashkull shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse në “Lagjja Dardania” poashtu në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka shkuar në një kafiteri dhe nga viktima mashkull shqiptar ka kërkuar t’i ofrojë alkool i dyshuari nga hidhërimi ka goditur derën e lokalit.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/