Arrestime në Gjilan, kërkoheshin nga policia me vendim të Gjykatës
Gjilan – Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.
Gjithashtu në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar një mashkull shqiptar i moshës së mitur dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në qendrën korrektuese në Lipjan njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


