Mobi Casa

Arrestime në Gjilan e Viti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia duke u bazuar në urdhëresat e lëshuara nga Gjykata ka arritur të arrestojë dhe të dërgojë në vuajtje të dënimit dy shqiptarë nga Gjilani dhe një tjetër nga Vitia.

Në rrugën “Tirana” në Viti bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata e Gjilanit është arrestuar i dyshuari shqiptar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

Uji Dea

Kurse në Gjilan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Edhe në një rast tjetër në Gjilan ë bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej tre viteve./rajonipress/