Arrestime në Gjilan e Viti
Gjilan – Në fshatin Germovë të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Edhe në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


