Arrestime në Artanë, Kamenicë e Viti
Gjilan – Në Novobërdë, Kamenicë e Viti policia ka arritur të kap të dyshuarit e kërkuar nga Gjykata e të cilët ishin persona në kërkim.
Kështu në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar në Artanë dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Edhe në fshatin Berivojcë të Kamenicës në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, është arrestuar i dyshuari shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Kurse në fshatin Ballancë të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./rajonipress/


