Fundamenti

Arrestime e shoqërime në polici për ekspozim të pistoletës dhe konfiskim armësh

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në një lokal kishte ekspozuar një pistoletë. Pistoleta është konfiskuar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt hetimore.
Po ashtu në Gjilan është arrestuar një mashkull kosovar pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike dy karikatorë, 64 (gjashtëdhjetë e katër) fishek 7.62 mm.

Mobi Casa

Pas intervistimit i dyshuari me konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/