Arrestime e kontrollime në Kishnapole e Pasjak
Gjilan – Në fshatin Kishnapole të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka tentuar ta sulmoj viktimën femër shqiptare, mirëpo në atë moment ka ndërhyrë një femër tjetër shqiptare të cilën e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore njoftoj policia e Kosovës.
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari me urdhër të Prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit.
Kurse në fshatin Pasjak gjatë realizimit të një plani operativë në një pikë kontrolli policia e ka ndaluar veturën civile të llojit Audi A4 të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar ku gjatë kontrollimit tek i dyshuari në trup janë gjetur dhe konfiskuar 5.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.
Vetura e dyshuar është kontrolluar nga njësiti K-9 mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Vetura në fjalë është konfiskuar ndërsa i dyshuari me urdhër të Prokurorit është liruar, rasti në procedurë të rregullt./rajonipress/


