Fundamenti

Arrest shtëpiak për gjilanasin Hafiz Ahmeti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjyqtari Vehbi Kashtanjeva ka ndryshuar masën e sigurisë për të dyshuarin Hafiz Ahmeti(1994) nga Gjilani. Ahmetit tani i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Prindi i tij Mustafë Ahmeti tha se që nga dita e parë ka besuar se djali i tij është i pafajshëm dhe s`ka lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij.

Hafiz Ahmeti (1994) nga Gjilani do të qëndrojë dy muaj në arrest shtëpiak pasiqë gjyqtari Vehbi Kashtanjeva i zbuti masën e sigurisë.

Fundamenti

Kjo masë e sigurisë do të vlejë deri më 4 nëntor 2014.

Mustafë Ahmeti prindi i Hafizit tha për rajonipress se që nga dita e parë ka besuar në pafajësinë e djalit të tij. “E kam ditur që Hafizi s`ka lidhje me akuzat dhe dyshimet e ngritura ndaj tij. Gjykata bëri mirë më në fund që Hafizin e lirojë dhe jam i sigurt se edhe në proceset e mëtutjeshme ai do të dëshmojë pafajësinë e tij” tha Ahmeti./rajonipress/