Hidromorava

Arratisën shqiptari e malazezi nga burgu Kantonal i Fraunfeldit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shqiptari dhe malazezi ishin arrestuar në shkurt të këtij viti me dyshimin se janë të përfshirë në delikte droge. 34 vjeçari, Lindi Behluli është nga Maqedonia dhe mbahej nën arrest që nga fillimi i shkurtit për delikte droge.

Kurse 37 vjeçari, Dejan Radunoviç, nga Mali i Zi, ishte arrestuar ne fund ë shkurtit për plaçkitje..

Të dy burrat, mbaheshin bashkë në të njejtën qeli në kohën kur zhduken nga burgu duke zbritur përme pjesës veriore të kulmit të ndërtesës, njofton policia kantonale e Fraunfeldit. Dyshohet se ata janë arratisur këmbë në drejtim të panjohur për policinë. Koha e ikjes mendohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

FIDANISHTJA

Policia Kantonale e Thurgaus ka lëshuar një fletkërkesë për dy të arratisurit dhe lutë qytetarët që të njoftojnë çdo lloj dyshimi në policinë kantonale në telefonin 052-728-22-22

Lindi Behluli është afërsisht 1.75cm i madh, i hollë dhe ka flokë të zeza.

Kurse Dejan Radunoviç është 181 cm i madh.me flokë gështenje./
albinfo.ch/