ARKATANA

Arratia nga “Perandoria” e poligamisë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Prona “Malli për Sionin”, e cila dikur ishte qendër e fundamentalistëve mormonë, të kryesuar nga Worren Jeffs, sot i ngjason një qyteti fantazmë, nga i cili janë larguar pothuajse që të 700 banorët. Texasi dëshiron të marrë në pronësi këtë tokë, pasi që prokuroria dënoi udhëheqësin e kësaj sekte poligamike dhe ithtarët e tij për abuzim seksual të dhjetëra fëmijëve.

Prona “Malli për Sionin”, e cila dikur ishte qendër e fundamentalistëve mormonë, të kryesuar nga Worren Jeffs, sot i ngjason një qyteti fantazmë, nga i cili janë larguar pothuajse që të 700 banorët. Punimet në amfiteatrin e madh, ndërtimi i së cilit ka filluar me qëllim që aty të tubohen me qindra, nëse jo edhe mijëra ithtarë të Jeffsit, për të dëgjuar ligjëratat e tij, nuk janë kryer. Shteti synon që të konfiskojë këtë pronë me madhësi 700 hektarë.

Pas kërcënimeve të shtetit të Texasit se do të konfiskojë pronën, pjesa më e madhe e këtij komuniteti dikur mjaft të gjallë, sikur janë zhdukur pa asnjë gjurmë.

Shteti dëshiron të marrë në pronësi këtë tokë, pasi që prokuroria dënoi udhëheqësin e kësaj sekte poligamike dhe ithtarët e tij për abuzim seksual të dhjetëra fëmijëve.

Vendimi për atë se a do të vendoset prona e Kishës fundamentaliste të Shënjëtorëve të ditëve të fundit Jezus Krishtit (FLDS), e cila pohohet se ka një vlerë prej 33 milionë dollarë, në pronësi të shtetit, do të vendoset në gjykatë. Është kjo kaptina e fundit në hetimet pesëvjeçare të autoriteteve në lidhje me këtë sektë.

Besohet se udhëheqësit e FLDS-së e kanë financuar pronën me ndihmën e shpërlarjes së parave.

Në prill të vitit 2008 policia hyri në rënçin e izoluar në qarkun Schlaher, pas të cilit aksion shteti i Texasit investoi më shumë se 4.5 milionë dollarë me qëllim që Jeffs dhe 10 bashkëpunëtorët e tij të dënohen sa më parë me burg të përjetshëm.

Eco Higjiena

Autoritetet në Texas bastisën pronën, pas një thirrje telefonike që ju bë Shërbvimit për ndihmë të viktimave të dhunës shtëpiake dhe më këtë rast mori nga aty 439 fëmijë, të cilët i ka vendosur nën kujdesin e shtetit.

Vitin e kaluar, Jeffs u dënua për keqtrajtimin seksual të dy vajzave të mitura, të cilat i kishte cilësuar si bashkëshorte shpirtërore të tij. Analizat e ADN-së dëshmuan se me njerën prej dy vajzave, që ka vetëm 15 vjet, ai ka edhe një fëmijë.

Jeffs është duke e vuajtur dënimin me burg të përjetshëm në Texas, prej ku edhe më tutje po tenton të kryesojë ithtarët e tij, numri i të cilëve arrin në rreth 10 mijë. Bëhet fjalë për një degë të kishës hormone, anëtarët e së cilët besojnë se poligamia mundëson ngritjen në qiell.

Siç ka njoftuar prokuroria, duke cituar deklaratën e Jeffsit nën betim, ai personalisht ka kërkuar një pronë, “në të cilën FLDS do të kryesonte komunitetin e poligamisë, në të cilin abuzimi sistematik seksual i fëmijëve do të tolerohej, pa përzierjen e autoriteteve”.

Më shumë se një vit pas dënimit të Jeffsit, duket se shumë pak gjëra kanë ndryshuar në kompleksin e izoluar në Colorado City, pasi që Jeffs edhe më tutje vendos për atë se ku do të jetojnë njerëzit, me kë do të martohen, se çfarë do të hanë dhe çfarë do të veshin.

Në ditarin e tij, të cilin ai e ka quajtur “Shënimet e klerikut”, Jeffs ndër të tjera në mënyrë të detajuar përshkruan këshillat, të cilat i ka dhënë për prodhimin e një shtrati special për keqtrajtimin seksual të vajzave të mitura. Shtrati duhej të ishte i tillë që të mund të maskohej në tavolinë.

“Duhet të bëhet në atë mënyrë, sa që pllaka e tavolinës të mund të hiqet. Do të jetë me rrotë. Kur dysheku të vendoset në vend, ulësja do të jetë anash pranë shtratit. Kur të më duhet, do ta tërheq dhe ta rregulloj. Shtrati duhet të ketë vend të mjaftueshëm që të shtrihem në të. Nga sipër do të ketë një mbrojtje, për të mbrojtur shtratin nga ajo që do të ndodhë në të”, ishte këshilla e Jeffsit.(express)