UBT

Arrat reduktojnë kolesterolin më mirë se ilaçet

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Një studim i ri zbulon që konsumimi i një grushti me arra ofron mbrojtje të menjëhershme nga sëmundjet e zemrës. Konsumimi i rregullt ofron mbrojtje afatgjatë. Shkencëtarët kanë vërejtur përmirësim të dukshëm të nivelit të kolesterolit dhe fleksibilitetit të enëve të gjakut, që ndihmon në rrjedhën e mirë të gjakut, vetëm katër orë pasi që njerëzit kanë konsumuar arra ose vaj të arrave.

Studimi zbulon që konsumimi i rregullt në afat të gjatë ka mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare. “Vetëm një grusht me arra katër ditë në javë mundet ta reduktojë dukshëm rrezikun nga sëmundjet e zemrës”, ka thënë Dr. Penny Kris-Etherton, profesoreshë e nutricionizmit në ‘Penn State University’ në Pensilvani.

Uji Dea

Vaji i arrave është treguar veçanërisht mirë për ruajtje të funksionit të qelizave endoteliale. Bëhet fjalë për qelizat që mbështjellin enët e gjakut dhe luajnë rol të rëndësishëm në fleksibilitetin e tyre. Arrat përmbajnë acide yndyrore Omega-3, sterole bimore dhe vitaminë E, e të gjitha këto e ulin kolesterolin dhe mbrojnë enët e gjakut.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.