Uji Dea

Arrat përmirësojnë qarkullimin e gjakut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përveç qarkullimit më të mirë të gjakut, janë vërejtur edhe veprime të tjera pozitive, si zvogëlimi i nivelit të sheqerit dhe kolesterolit të përgjithshëm në gjak.

Konsumimi i 56 gramëve arra në ditë e zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare tek popullata me diabet, thuhet në studimin më të ri nga universiteti ‘Yale’. Studimeve të mëparshme që kanë vërtetuar veprimin pozitiv të bademit dhe fëstëkëve u është bashkuar edhe ai për arrat.

Uji Dea

Pas tetë javë studimesh, shtypja e matur e gjakut tek të anketuarit me diabet të tipit 2 që në ditë kanë konsumuar 56 gramë arra (përkrah regjimit të rregullt të ushqimit të tyre), ishte për 2.2 për qind më e mirë sesa te ata që nuk kanë ngrënë fare arra. Përveç qarkullimit më të mirë të gjakut, janë vërejtur edhe veprime të tjera pozitive, si zvogëlimi i nivelit të sheqerit dhe kolesterolit të përgjithshëm në gjak.

Duke ndikuar në faktorët që janë të rrezikshëm për paraqitjen e arterosklerozës dhe dëmtimit të damarëve të gjakut dhe duke nxitur vazodilatacionin (zgjerimin e enëve të gjakut), arrat luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e diabetikëve, çka është shumë e rëndësishme duke marrë parasysh numrin e madh të të sëmurëve në botë. Një veprim gati të njëjtë e kanë edhe lajthitë. /ZËRI