Hidromorava

Arrat ndikojnë në uljen e kolesterinës

/ 1 minutë lexim

Vlerat ushqyese të arrës janë të shumta, ndërsa janë një ushqim i mirë për fëmijët, janë të mira kundër rënies së flokut, ndihmon për të ulur kolesterinën e lartë në gjak, etj.

Arrat janë një burim i pasur energjie dhe përmbajnë ushqyes, minerale, antioksidantë dhe vitamina, të cilat janë esenciale për një shëndet të plotë.

Janë të pasura me omega 3, përcjell “Zëri”.

Konsumimi i rregullt i arrave ndihmon për të ulur kolesterolin e lartë në gjak, duke ua mundësuar një qarkullim të rregullt të gjakut dhe elasticitetit të enëve të tij.

Fidanishtja

Konsumimi i vetëm 25 gramë arrave në ditë ndihmon në parandalimin dhe në uljen e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve kronike të enëve të gjakut, kancerit në prostatë, në gji dhe në shtyllën kurrizore.

Arrat janë shumë të pasura në vitaminë E, përmbajtja e së cilës ndikon në pasjen e një lëkure sa më të shëndetshme.

Janë shumë të mira edhe kundër rënies së flokëve. /ZËRI/