Fundamenti

Arrat i thonë “stop” rrudhave dhe shenjave të plakjes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Për të parandaluar rrudhat, diabetin dhe për të mos pasur humbje të kujtesës, mjekët këshillojnë që ne të konsumojmë arrat.

Në sajë të kërkimeve të ndryshme që janë kryer në këtë drejtim është vënë re se arra, ka një efekt mjaft të rëndësishëm për organizmin tonë.

Kërkuesit kanë vënë re se gratë që konsumonin 28 gramë arra dy herë në javë, ishin 24% më pak të rrezikuara për të zhvilluar diabetin.

Mobi Casa

Të mirat e tyre nuk kanë fund, pasi ato janë të pasura me vitamina B dhe me antioksidantë, të cilët e ruajnë lëkurën tuaj nga dëmtimi prej radikaleve të lira dhe parandalojnë rrudhat dhe shenjat e plakjes. Studiuesit janë marrë edhe me kontrollin emocional.

Ata kanë vënë re se personat që nuk hanin arra, vuanin nga humbje të mëdha në kujtesë, fizik dhe kontroll emocional.

Sipas rezultateve, vitamina E dhe flavanoidet tek arrat ndihmojnë në shkatërrimin e radikaleve të lira të dëmshme që shkaktojnë çmendurinë.