Arrat dhe shega ndihmojnë kundër stresit
Mënyra bashkëkohore e jetesës është e përcjellë çdo ditë me stres, i cili është fajtori kryesor për shumë sëmundje, përcjell “Zëri.info”.
Mjekët sugjerojnë se për largimin e stresit nevojitet konsumimi i ushqimit dhe i çajeve që ulin stresin, derisa përdorimi i barnave për qetësim, i ëmbëlsirave dhe i cigareve vetëm sa shton problemin.
Po ashtu njerëzve u sugjerohet të përdorin më tepër lëng shege dhe konsumimin e arrave, të cilat qetësojnë në masë të madhe për shkak se nuk kanë efekte të padëshirueshme.
Konsumimi i lëngut të shegës është i dobishëm për shkak se organizimi ndihet më mirë dhe më i koncentruar gjatë ditës. Edhe përdorimi i arrës përgatit organizmin për t’i bërë ballë stresit, kanë thënë shkencëtarët nga universiteti amerikan “Pennsylvania State”./ZERI


