UBT

Arrat dhe lajthitë shtojnë jetëgjatësinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Harrojini pilulat me multivitamina dhe pijet për shëndetin. Sekreti për të jetuar më gjatë dhe i shëndetshëm mund të qëndrojë një pjatë më arra, lajthi, kikirikë. Kërkimet e fundit kanë treguar se personat që konsumojnë rregullisht kikirikë, arra, lajthi, stika jetojnë më gjatë se personat që nuk i konsumojnë .

Nga kërkimet është mësuar se këta persona që konsumojnë 7 herë në javë kikirikë, arra, lajthi, stika kanë 50% me pak mundësi që të vdesin sesa personat që nuk i konsumojnë.

Ekspertët e të ushqyerit dhe mjekët kanë tendencë t’i shmangen fjalës ” superushqim ” – ata preferojnë të flasin për dieta të shëndetshme të ekuilibruara.

Por, arrat janë rreth nesh, ato janë të mbushura me antioksidantë që luftojnë kundër kancerit ( molekula të cilat ndihmojnë shërimin nga sëmundjet e trupit dhe që mbrojnë qelizat nga dëmtimi ) dhe janë të ngarkuar me minerale esenciale të tilla si bakër, zink, hekur, magnez ( të cilët ndihmojnë në mbrojtjen kundër humbjes së kujtesës dhe problemet me prostatën ) dhe mangan, që është i nevojshme për organet që të funksionojnë në mënyrë efektive.

Arrat, lajthit, kikirikët dhe stika janë dhe një burim jashtëzakonisht i mirë i vitaminave E dhe B , dhe përmbajnë acide yndyrore ( të cilat kontrollojnë nivelet e hormoneve të stresit të tilla si adrenalina ).

Eco Higjiena

Ndërsa arra janë yndyrore, ato kryesisht përmbajnë indyrna të ‘mira’ të cilat mund në të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe pakësimin e shanseve nga goditjet kardiake.

Çdo arrë ka avantazhet e veta , disa arra kanë shumë vitamina.

Sioned Quirke e Shoqatës Dietike Britanike , rekomandon që arrat, lajthit, bajamet, stikat, kikirikët të konsumohen në mënyrë të përzierë për të marrë gamën e plotë të përfitimeve shëndetësore.

Ajo shtoi dhe se duhen konsumuar ato arra, bajame, stika, kikirikë që janë direkt nga natyra dhe jo ato në paketime ku janë pjekur dhe kriposur nga kompani te ndryshme pasi vlerat e tyre ushqyese nuk do të jenë më njësoj me ato të natyrës. (Shqiptarja)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.