Arrat dhe bizelet forcojnë imunitetin

Imuniteti është një parakusht për shëndet të mirë dhe jetë të gjatë, prandaj në qoftë se doni ta mbani atë të fortë bëni ndryshime në mënyrën e të ushqyerit tuaj.
Në kohën e tashme nuk është e lehtë për të ruajtur sistemin imunitar të shëndetshëm dhe të fortë, transmeton “Zeri.info”.
Ajri i papastër, ushqimi jo i shëndetshëm dhe stresi i tepërt me siguri se lënë gjurmë. Si t’i ndihmojmë organizmit në këtë aspekt?
Gjë e zgjuar është mënyra natyrale – me ushqim!
Ekspertët rekomandojnë ushqime të dëshmuara që rrisin sistemin imunitar, përcjell “Zeri.info”.
Arrat
Nuk keni nevojë për të ngrënë gjatë ditës sasi të mëdha të arrave që të siguroni imunitet të fuqishëm, por mjafton vetëm një pjesë e vogël e tyre në ditë dhe efekti do të jetë i dukshëm.
Arrat përmbajnë shumë vitamina, acide yndyrore omega-3 dhe vlera të tjera ushqyese që mbrojnë shëndetin e zemrës dhe trurit.
Disa studime kanë treguar se arrat ngadalësojnë zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe Parkinsonit, përcjell “Zeri.info”.
Ato mund t’i konsumoni në mes të racioneve, kur ju kaplon dëshira për ushqime të imëta.
Bizelet
Bizelet e shijshme janë të shkëlqyeshme sepse përmbajnë leptinë, e cila ndihmon në zvogëlimin e oreksit. Përveç kësaj, bizelet janë të pasura me vitaminë B, kalcium, kalium dhe acid folik.
E gjithë kjo është e mirë për shëndetin e trurit dhe lëkurës, si dhe ndihmon në uljen e presionit të gjakut.
Gjithashtu, bizelet janë të mira në parandalimin e sulmit në tru, prandaj duhet për t’i ngrënë më shpesh, kështu që rekomandohen si një pjatë e dytë në vend të patateve, duke ju bërë që për një kohë të gjatë të ndiheni të ngopur. /ZËRI/