Mobi Casa

Arra shëron shumë sëmundje!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Arra është një afrodiziak natyral, përmban vitamina B1 dhe B2, që i japin energji trupit dhe elemente vitale që janë të domosdoshme për zhvillimin e gjëndrave seksuale. Arrat janë të pasura me zink, i cili është i rëndësishëm për aktivitetin normal seksual dhe funksionimin e prostatës.

Ka aktivitet të zgjeruar në kombinim me mjaltë, e cila është gjithashtu e pasur me vlera ushqyese të rëndësishme për shëndetin riprodhues mashkullor. Është dëshmuar se nuk ka përgatitje farmaceutike që mund të matet me efikasitetin e këtij kombinimi.

Gjithashtu, mjalti dhe arrat janë të mira për uljen e presionit të lartë të gjakut dhe trajtimin e dhimbjeve të kokës, transmeton “Zëri.info”.

– Kombinimi kundër anemisë: Nëse jeni anemik ose ndiheni të lodhur, kjo përzierje mund të ju ndihmojë. Përzieni një gjysmë kile mjaltë nga livadhi, një gjysmë kile arra të bluara dhe një limon. Të gjitha këto vendosni në një enë dhe i përzieni mirë. Konsumoni një lugë çaji nga kjo përzierje çdo 3-4 orë.

Eco Higjiena

– Arrat jeshile për gjëndra tiroide: Arrat e porsaformuara jeshile janë të pasura me komponentët kryesorë për ndërtimin e hormoneve tiroide, me jod dhe tiroksinë. Në studimet klinike është konfirmuar se vaji i arrës së gjelbër në mënyrë të konsiderueshme rrit nivelin e tiroksinës.

Arrat jeshile janë gjithashtu të përshtatshme për trajtimin e hipotiroidizmit (një gjendje në të cilën gjëndrat tiroide nuk prodhojnë hormone të mjaftueshme) në mënyrë natyrale. Përzieni arrat jeshile të bluara me mjaltë dhe lëreni të qëndrojnë për 30 ditë në një vend ku nuk ka shumë ndriçim. Merrni një lugë çaji të kësaj përzierje për çdo ditë.

– Qumështi i arrës kundër ulcerës: Qumështi i arrës përshpejton shërimin e ulcerës gastrike. Për të përgatitur përbërjen, përzieni 20 gramë arra të bluara me dy decilitra ujë të valë. Tundeni masën mirë dhe i shtoni një lugë gjelle mjaltë. Para çdo racioni, merrni 5-6 lugë çaji nga kjo përbërje./(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.