Aronia është ilaç ideal kundër viruseve, shëron aneminë dhe forcon imunitetin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Aronia e pastron trupin nga materiet e dëmshme, përdoret si antioksidues dhe pengon krijimin e radikaleve të lira, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Aroninë shpesh e quajnë bimë të së ardhmes sepse ka funksion të shumëfishtë, e cila ndihmon në përmirësimin e shëndetit tonë. Aronia ndihmon në luftën kundër gripit, ndërsa sugjerohet të konsumohet çdo ditë.

Aronia e pastron trupin nga materiet e dëmshme, përdoret si antioksidues dhe pengon krijimin e radikaleve të lira. Po ashtu konsumimi i rregullt i frutave të aronisë ngadalëson plakjen e organizmit dhe pengon zhvillimin e sëmundjeve kronike dhe jokronike.

Uji Dea

Mjekët sugjerojnë konsumimin e përditshëm të aronisë, pra mund ta konsumoni lëngun e tyre ose thjesht ta hani një grusht të këtyre frutave të thara. Nëse e bëni këtë gripi ose viruset e tjerë pa dyshim se do t’ju anashkalojnë, shkruan më tutje “Zëri”.

Këto fruta të malit e mbajnë shtypjen e gjakut në nivelin optimal, ndërsa fillesat e përdorimit të tyre si ilaç natyror lidhen me indianët, të cilët i kanë përdorur kundër ftohjes.

Për fat të mirë viteve të fundit kjo frutë e mrekullueshme ka filluar të kultivohet edhe në Kosovë, prandaj ju mund të gjeni si lëng të freskët të kësaj frute, gjithashtu edhe fruta të thara. Lajmi i mirë është se aronia e prodhuar në Kosovë është cilësuar si e kualitetit shumë të lartë./ZERI