Eko Higjiena

Aro Muric mund të mbetet pjesë e Ligës Premier – ekipi i njohur shfaq interesim për yllin kosovar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Wolverhampton Wanderers duhet të harrojnë përfundimin zhgënjyes të sezonit 2023/2024 në Ligën Premier dhe të mendojnë për përforcime të reja gjatë afatit kalimtar veror.

Në rast se trajneri Gary O’Neil arrin të marrë fonde nga shitja e disa lojtarëve duke bërë në të njëjtën kohë disa blerje të mençura, ata mund të sigurojnë të paktën një vend në gjashtë pozitat e para sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetarit Alan Nixo, Wolves është një ndër klubet më të interesuara për shërbimet e yllit kosovar Aro Muric, para afatit kalimtar veror.

Muric do t’i kushtonte Wolvesit 10 milionë euro në rast se vendosin të bëjnë një ofertë konkrete për ish-portierin e Manchester Cityt.

Uji Dea

Portieri kryesor i Wolves, Jose Sa, është lidhur me një kalim në Arabinë Saudite dhe në rast se portugezi 32-vjeçar kompleton transferimin në Lindjen e Mesme, atëherë Muric do të konsiderohej si zëvendësuesi i tij.

Këtë sezon Muric ka bërë dhjetë paraqitje në Ligën Premier, pasi jo shumë kohë më parë i zuri vendin startues portierit anglez James Trafford.

Muric ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni dhe udhëheq tabelën në aspektin e përqindjes së pritjeve që ka bërë, duke pësuar pesë gola nga 26 goditje sa i ka marrë gjithsej, një sukses që nëse përkthehet në përqindje i bie që Muric ka pritur 83.9 për qind të goditjeve në drejtim të tij./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.