Eko Higjiena

Aro Muriç me zemër të thyer, ka një mesazh pas eliminimit të Man Cityt

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram Muric ka shkruar: “Ne do të kthehemi më të fortë”.

Mbrëmja e djeshme ishte mjaft e rëndë për Manchester Cityn.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola u eliminua nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve prej Tottenham Hotspur.

Pavarsisht fitores 4:3 të Manchester Cityt, fitorja 1:0 e Tottenhamit në shtëpi një javë më parë bëri që londinezët të kalojnë në gjysmëfinale, shkruan Zëri.

KKVITI

Dhe të gjithë futbollistët e Manchester Cityt e kanë përjetuar rëndë këtë eliminim nga gara më prestigjioze e Evropës.

Në mesin e tyre është edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriç i cili është mjaft i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram Muric ka shkruar: “Ne do të kthehemi më të fortë”.

Ndryshe, reprezentuesi kosovar nuk ka debutuar ende me Manchester Cityn në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve, por vetëm në Kupën Carabao./Zëri/