HW

Aro Muriç me postim motivues: Do të kthehemi më të fortë dhe me më shumë zjarr

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kombëtarja e Kosovës po e kalon edhe një kampanjë dëshpëruese kualifikuese duke mbetur pa u kualifikuar në një garë të madhe, një ëndërr kjo e të gjithëve.

“Dardanët” u mposhtën nga Rumania 0:2 për t’iu dhënë fund gjasave për të shkuar në Euro 2024, në një ndeshje me plot polemika, ku u shfaqën parulla kundër Kosovës.

Portierit Aro Muriç i vjen keq që ai me shokë nuk arritën ta gëzonin popullin tonë me një kualifikim në Kampionat Evropian, shkruan “Gazeta Express”.

FIDANISHTJA

Megjithatë, ai është i bindur se Verdhekaltrit kanë të ardhme të ndritshme, duke premtuar se ata do të kthehen më të fortë se asnjëherë më parë në kërkim të sukseseve të reja.

“Gjithmonë një kënaqësi të luash për këtë vend. Faleminderit për mbështetjen, të gjithë ishit fantastikë. Ne koncentrohemi në futboll, edhe kur gjendemi në rrethana të vështira si ato të fundit. Do të shikojmë përpara të gjithë dhe fokusi ynë do të jetë që ta edukojmë gjeneratën tonë të ardhshme dhe që paraqitjet tona të fushë ta kapërcejnë çdo pengesë. Ne jemi një ekip i ri i madh, i cili po mëson vazhdimisht dhe besoj se do të kthehemi më të fortë me më shumë zjarr dhe do të luftojmë për t’ua shpaguar të gjithëve besimin në ne”, ka shkruar në Instagram portieri i Kombëtares.

Nga 6 ndeshje të zhvilluara në Grupin I, Kosova i ka grumbulluar veç 4 pikë, duke i regjistruar 4 barazime e 2 humbje. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.