ARKATANA

Aro Muric bëhet me skuadër të re, arrin marrëveshje me klubin turk

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, do të rikthehet në futbollin turk pas tre viteve të kaluara në Angli.

Muric më parë ka luajtur për një sezon në Superligën turke si i huazuar te Adana Demirspor, ku pati paraqitje shumë të mira.

Pas një periudhe dyvjeçare te Burnley dhe një sezoni te Ipswich Town, 26-vjeçari ka gjetur klubin e ri.

Sipas raportimeve të mediumit turk 90min.tr, Muric ka arritur marrëveshje me Rizesporin dhe pritet që t’i bashkohet skuadrës brenda kësaj jave.

Uji Dea

Rizespor është në fazën e ndërtimit të një ekipi konkurrues për sezonin e ardhshëm, me synimin për të siguruar një vend në garat evropiane.

Ende nuk është bërë e ditur nëse kalimi i Muric te Rizespori do të jetë në formë huazimi apo transferim përfundimtar nga Ipswich Town.

Gjatë karrierës së tij, Muric ka qenë pjesë e disa skuadrave evropiane. Në Angli ai ka luajtur për Manchester Cityn, Nottingham Forestin, Burnleyn dhe Ipswich Townin. Po ashtu ka mbrojtur portën e NAC Breda dhe Willem II në Holandë, si dhe të Gironas në Spanjë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.