United Hospital

Arnis Latifi zhvillon karrierën në Antwerpen të Belgjikës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nuk është e thënë që gjithmonë fëmija të ndjek rrugën e babait, një gjë e tillë vlen për futbollistin Gjilanas, Arnis Latifi, i cili nga ky edicion i garave në futbollin e Belgjikës pritet të luaj në skuadrën e parë të Antwerpenit, skuadër e cila rikthehet pas 13 vitesh në elitën e futbollit të Belgjikës.

Latifi i cili u dashurua në lojën e futbollit, nuk i ndjek hapat e babait të tij Agim Latifit, boksier me nam në boksin Kosovar e Evropian por që nga fëmijëria zgjodhi futbollin ku ka aspirata të mëdha në karrierën e tij të futbollistit.

Latifi karrierën e filloi në moshën 10-të vjeçare në skuadrën e Rupelboom, duke vazhduar në futbollin e Çekisë në skuadrën Karvina, për tu rikthyer në futbollin Belg tek Antwerpen skuadër e madhe evropiane.

Mesfushori Latifi la gjurmë të mëdha në kategorinë e kësaj skuadre U23, lojërat e mira bën që të kyçet në skuadrën e parë ndërsa në këtë stinorë pritet të dëshmohet.
“Për mua futbolli është gjithçka, kam sakrifikuar shumë tani jam pjesë e skuadrës së parë dhe do të jap më të mirën për klubin e Antwerpenit për sukseset e saja pasi rikthehet pas plot 13 vitesh në elitën e futbollit belg”, thekson Arnis Latifi.

HW

Mesfushori ofanziv Latifi, i cili me paraqitjet e tija tejet të mira në konkurrencën U23 ka shënuar 8 gola nën drejtimin e trajnerit belg, Kim Bastin, po hap shtigjet e karrierës së tij prej futbollisti, por Latifi ka një dëshirë të veçan.
“Do të kisha dëshirë ti mbroj ngjyrat e kombëtarës së Kosovës, pasi është vendlindja e familjes sime dhe dua të kontribuoj për këtë vend”.

18 vjeqari Latifi, ka bër të ditur se ky vit do të jetë vit ku do të nënshkruan kontratë profesionale me skuadrën e Antwerp.
“Në mesin e qershorit do ti fillojmë përgatitjet me skuadrën e Antwerpenit, do të jem në skuadrën e parë do të nënshkruaj kontratën e parë profesionale do të jap gjithçka nga vetja të bëj vetën krenar, familjen time dhe popullin shqiptar”, përfundon Latifi.

Latifi këto ditë gjenden në vendlindjen e tij në Gjilan, ku po përjeton qaste të lumtura me familjen e shokët e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.