Fundamenti

Armina mohon luksin: Bëjmë pushime modeste…

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Armina Mevlani, e dashura e djalit të ish-Kryeministrit Berisha, kohët e fundit është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes mediatike, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar e kanë thënë fjalë të ashpra për të.

I fundi ishte ditën e djeshme gazetari Bledi Mane, i cili e bëri “për ujë të ftohtë” në një shkrim të tijin. Armina nuk ka reaguar ndaj këtyre sulmeve që janë bërë ndaj saj, ndërsa e marrë në intervistë, ajo ka

thënë për “Bluetooth” se të gjitha sulmet bëhen vetëm për klikime. Armina ka folur edhe për fotot e publikuara disa ditë më parë, ku atë e quanin “kothere”, për të cilat ka thënë se ndihet krenare për ato foto. Sa i takon pushimeve, Mevlani është shprehur se bën pushime modeste, jo shumë luksoze, edhe pse fotot që ajo poston në rrjetet sociale thonë krejt të kundërtën.

Pse të sulmojnë kaq shumë?

Nuk e di, besoj se kërkojnë klikime. Nuk jap dot ndonjë arsye tjetër.

Të vjen keq që të sulmojnë për shkak të Shkëlzenit? Ndihesh keq për këtë?

Nuk ndihem aspak keq, sepse për mua ai nuk ishte sulm. Ato janë foto publike, nga Miss-i, dhe unë jam shumë krenare për ato foto. Nuk i fsheh.

Pushimet, vazhdojnë?

Po, aktualisht jam në pushime me familjen time.

Komentohen si luksoze pushimet e tua…

HW

Për momentin jam në Livadh, në një apartament me qira me familjen.

Sa të shtrenjta janë pushimet e Arminës dhe Shkëlzenit në

përgjithësi?

Janë pushime normale, që besoj se i bëjnë të gjitha çiftet. Në fakt, deri

tani nuk kam bërë asnjë pushim me Shkëlzenin. Kam shkuar vetëm

me shoqet e mia në Kroaci, ku erdhi edhe Shkëlzeni.

U komentua se po pushoje në një jaht me mikeshat. Ishte privat?

Ishte vetëm një varkë me motor, të cilën mund ta merrje për disa orë dhe të shëtisje. E morëm një grup njerëzish.

Po thua që nuk bën pushime luksoze?

Jo, janë pushime të zakonshme

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.