GRANDEMALL

Armina Mevlani flet pas tërmetit: Po ndihmoj pa bërë publike asgjë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka folur pas tërmetit në Shqipëri që la të vdekur 51 persona dhe qindra tjerë të lënduar.

Ajo tregoi se gjatë kësaj kohe për shkak të mërzisë dhe ankthit që ka përjetuar nuk ka qenë aktive me postime.

Megjithatë, Mevlani thotë se po vazhdon të ndihmojë por pa bërë publike asgjë duke shpresuar që gjithçka të jetë kalimtare dhe të mos përsëritet më.

“Të dashur miqtë e mi! Këto ditë kanë qenë të vështira për familjet e dëmtuara, për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe për të gjithë ne. Nuk kam qenë e pranishme në postime sepse më është thyer zemra në copëza nga çdo lajm që kam dëgjuar dhe më dukej sikur nuk ishte jeta që po jetoja dhe nuk dua të pranoj që ky mund të jetë realiteti, e kam përjetuar me shumë ankth gjithçka. Jemi kaq të brishtë ne njerëzit dhe me këto gjëra që ndodhin kuptojmë se sa pak rëndësi kanë gjërat e vogla në jetë dhe sesi në të tilla tragjedi mund të përfshihet çdo kush prej nesh”.

ARKATANA

“Nuk ka kuptim arroganca ,mosmirnjohja , përçmimi , por duhet të bëjmë vetëm mirë dhe t’i urojmë vetëm mirë çdo kujt sepse kjo jetë për ne është vetëm një test,dhe në fund..të gjithë jemi të barabartë. Fama apo pushteti janë thjeshtë një gënjeshtër e bukur për ata që duan ta besojnë sepse ne ndjejmë njësoj ,lumturohemi njësoj ,vuajmë njësoj dhe në fund të gjithë shkojmë në të njëjtën rrugë”.

“Po mundohem të ndihmoj me sa kam mundësi por nuk dëshiroj të bëj publike asgjë. Shpresoj që kjo të jetë kalimtare dhe mos të përsëritet më kurrë dhe lutem çdo natë që zoti të lehtesoje dhimbjet e të gjithe atyre që kanë humbur të afermit e tyre. Falenderoj zotin për familjen time dhe të gjithë ju që jeni mirë”, ka shkruar mes të tjerash në postimin e saj blogerja nga Shqipëria.

Përveç Arminës, shumë nga artistët shqiptarë iu bashkuan donacioneve të ndryshme për mbledhje të fondeve, por edhe gjëra të tjera për t’ju dalë në ndihmë të prekurve në Thumanë dhe Durrës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.