United Hospital

Armend Thaqi: Në Gjakovë nuk do të jetë lehtë, por do t’ia dalim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ndeshja në mes, Vëllaznimit dhe Gjilanit e cila zhvillohet në qytetin e Gjakovës, për dy skuadrat do të jetë vendimtare pasiqë nuk ka vend për kalkulime duke ditur se zhvillohet ndeshja e fundit e këtij kampionati.

Futbollistëve të Gjilanit përpos fitores eventuale ju bën punë edhe barazimi, për t`iu shmangur ndeshjes së barazhit.

Skuadra e Gjilanit, gjatë tërë javës është përgatitur për këtë sfidë të rëndësishme së paku për të shpëtuar këtë kampionat.

Eco Higjiena

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe futbollisti më i mirë i Gjilanit, mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi, para kësaj ndeshje të rëndësishme ka deklaruar.
“Do të jetë një ndeshje shumë e madhe, e kjo ndeshje e ka peshën e një kampionati, do të jetë një atmosferë fantastike si nga ana e “kuq e zinjëve” të Gjakovës, një ashtu aty patjetër do të jetë edhe futbollisti ynë i 12-të “Skifterat”. Ne do të angazhohemi maksimalisht, e dimë se nuk është lehtë por në ndeshjet vendimtare duhet të jepet më e mira që e posedon, duhet ta tejkalojmë edhe këtë sfidë e t`i përmirësojmë ato gabime që na kanë kushtuar shumë dhe jemi në këtë pozitë”, ka përfunduar Armend Thaqi.

Armend Thaqi, është futbollisti i cili më së shumti gjatë 32 javëve ka dhënë kontribut për rezultatet e Gjilanit e këtë më së miri e kanë vlerësuar edhe tifozë “Skifterat”, si dhe ish Përzgjedhësi i Kosovës, Muharrem Sahiti kur e kishte ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.