Fundamenti

Armend Thaqi i siguron tri pikë Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në javën e 22-të, të Superligës së Kosovës e cila njeherit ishte e fundit e rrethit të dytë. Gjilani me mund të madh ka mposhtur Vllazninë e Pozheranit me rezultat 1-0 me golin e mbrojtësit Armend Thaqi.

Në praninë e rreth 400 shikuesve, Gjilani nga rëndësia e pikëve nuk ka treguar futboll cilësor ndërsa mysafirët me këtë humbje kanë vështirësuar edhe më tepër mbijetesën në Superligë.

Mysafirët në pjesën e parë shumë lehtë kanë mundur të dënojnë skuadrën e Gjilanit në dy rastet ishte Bergin Maliqi së pari në minutën e 13-të,nga 27 metra godet horizontalen e Gjilanasve, ndërsa në minutën e 22-të gjuan nga 22 metra nga e majta por topi shkon për disa centimetra jashtë pingules së portierit Kaciut të Gjilanit.

Futbollistët e Gjilanit tek në minutën e 70-të, nëpërmjet Emanuel Mbellës rrezikojnë portën e Arlind Gashit por gjuajtjen e tij e mbron portieri Gashi.

Hidromorava

Pesë minuta më vonë rezervisti Altin Aliu gjuan furishëm nga 12 metra, por Gashi edhe njëherë shpëton portën e tij.

Goli i shumë pritur arrinë në minutën e 78-të, nga goditja e dënimit rreth 23 metra Armend Gashi me gjuajtje mjeshtërore e lenë të shtangur portierin e Vllaznisë, Arlind Gashin, duke i siguruar tri pikë tejet të vlefshme skuadrës së tij.

Trajneri Gjilanit, Arbnor Morina, pas ndeshjes ka deklaruar. “Futbollistët e mijë u angazhuan mjaft, e kemi ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë por kemi arkëtuar tri pikë mjaft të rëndësishme”.

Trajneri i Vllaznisë, Agron Selmani, ka theksuar:”Një ndeshje e vështirë, diferenca në fushë e bëri të vetën patëm dy raste nuk shënuam, ne nuk do të dorëzohemi gjerë në fund do të japim gjithçka nga vetja së bashku për rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.