Mobi Casa

Armend Misini: Viti 2024 do të jetë me suksese për LRFGJ

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, Armend Misini, i posa zgjedhur në këtë pozitë, ka theksuar se viti 2023 ishte një vit i suksesit në futbollin e Kosovës, ndërsa viti 2024 do të jetë një vit ku futbolli i LRFGJ do të jetë një shembull në organizimin e saj.

Nga LRFGJ në Superligë bëjnë pjesë FC Drita e SC Gjilani, ndërsa në Ligën e Parë garojnë KF Vllaznia e Pozheranit dhe KF Kika nga Hogoshti në Ligën e tretë garojnë Galaksia, Uniteti, Besa 1974, Studenti e Dardana, ndërsa në konkurrencën e femrave KFF Intelektualet garojnë në Ligën e Parë, ndërsa në sportin e futsallit garojnë Përlepnica e Futsall Jetoni.

“Të gjitha këto klube garojnë në frymën sportive dhe nga asnjë klub nuk kemi pasur asnjë incident gjatë garave të zhvilluara, edhe pse me problemin e stadiumeve të cilat kane ndërprerë punimet e tyre, me gjithë këto probleme ne jemi të kënaqur me përformancën e tyre. Gjatë vitit të ardhshëm së bashku me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, do të bëjmë ç`mosë që këto probleme të zgjidhen për të mirën e futbollit”, ka bërë të ditur kryetari, Armend Misini.

Poashtu, në LRFGJ kemi 12 Shkolla të Futbollit ku janë të regjistruar 1000 futbollist, gjithashtu kemi edhe 400 futbollist të grupmoshave U7-U10 që nuk janë të regjistruar akoma në FIFA Connct.

Uji Dea

“Vet ky numër i futbollistëve aktiv në Shkolla të Futbollit, dëshmon se LRFGJ është një lidhje gjigante e futbollistëve, këto shkolla do të jenë ardhmëri e futbollit Gjilanas dhe do të bëjmë qmos që t’ju krijojmë kushte edhe më të mira”, thekson Misini.

LRFGJ në mesin e saj ka 45 gjyqtarë të futbollit në mënyrë aktive të cilët përformojnë në rangje të ndryshme të garave. “Në agjendën tonë të ardhshme do të ketë seminare të ndryshme për gjyqtar, poashtu do të ketë edhe seminare për trajner me të vetmin qëllim që sa më shumë ta avancojmë lojën e futbollit, për të gjitha këto do të kemi ndihmë të pa kursyeshme nga FFK”, thotë Misini.

Misini ka theksuar se në plan-programin e tij katër vjeçar. do të këtë shumë befasia në të mirë të futbollit.

“Ne edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të implementojmë programin “Grasroot” me shumë befasira për “bambinët” e regjionit tone. Do të angazhohemi shumë për të siguruar mjete për t`i mbuluar shpenzimet financiare për personat zyrtar të ndeshjeve, dhe në këtë mënyrë t`i lirojmë fëmijët nga pagesat, poashtu ne jemi në dispozicion në çdo kohë që çdo problem të klubeve t’ju dalim në ndihmë si për procedurat e licencimit dhe gjithçka që ka të bëjë me çështje administrative”./rajonipress/