Armend Mehaj viziton familjen e Abdullah Tahirit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Sot ishim në Malishevë të Gjilanit, vizituam familjen e dëshmorit të kombit, Abdullah Tahiri. Ai ishte njëri nga organizatorët e demonstratave të pranverës 1981, ku më 11 mars 1981, ishte ai që përmbysi tabakun e ushqimit në mensën e studentëve në Prishtinë ka shkruar ministri Armend Mehaj.

Demonstrata ishte tejet e organizuar, ku u kërkua hapur Kosova Republikë.
Abdullah Tahiri, gjithashtu ishte themelues dhe komandant i Zonës Operative të Karadakut, kontributi i tij për atdheun, vepra e tij heroike dhe aktiviteti për çështjen kombëtare e bëjnë të jetë në mesin tonë gjithmonë.

Hidromorava

Frymëzimi ynë për punë dhe përkushtim ndaj vendit, vjen nga shembuj të tillë të idealit e atdhedashurisë ka shkruar Mehaj./rajonipress/